Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së premtes në jug të Shqipërisë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë,Ujit dhe Mjedisit, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 i shkallës Rihter.
Tërmeti është regjistruar në orën 21:49 minuta dhe epiqendra e tij ka qenë 10 kilometra në veriperëndim të Himarës. Kjo ngjarje sizmike është shoqeruar dhe me disa pasgoditje me magnitudë me te vogel.
Nuk ka njoftim për dëme materiale.