INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tërmet nga bomba me hidrogjen në Korenë e Veriut

Publikuar më: 10:21 06-01-2016

Testi i bombës me hidrogjen shkaktoi një tërmet 5.1 të shkallës Rihter në Korenë e Veriut. Televizioni publik dha lajmin e testit të bombës termo-bërthamore, çka nëse konfirmohet, e vendos Korenë e Veriut në rangun e “vendeve me teknologji bërthamore të avancuar”.


Peniani zyrtar lajmëroi se ishte vetë udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un, që kishte urdhëruar testin. Të menjëhershme kanë qenë reagimet e fqinjëve, si Korenë e Jugut dhe Japoninë që kanë e kanë cilësuar testin si kërcënim për paqen.Rreth një muaj më parë, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un tha se Peniani kishte zhvilluar bombën me hidrogjen, edhe pse ekspertët ndërkombëtarë ishin skeptikë.


Fuqia e një bombe me hidrogjen është shumë e herë më e madhe se ajo e një bombe atomike. Ajo realizohet nga fuzioni bërthamor i izotopeve të hidrogjenit në një reaksion zinxhir, i zhvilluar në vitin 1958 nga Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu ajo njihet se një bombë termo-bërthamore. Ajo shihet si një bombë e “pastër”, krahasuar me bombën atomike, pasi ka më pak mbetje radioaktive, por është shumë më e fuqishme. Ndryshe nga bomba atomike, bomba me hidrogjen mundësohet nga shkrirja e elementeve të lehta në elemente më të rënda. Përmasat e kësaj bombe janë të vogla, madje ajo mund të përshtatet edhe në mbushjen e raketave balistike.

Article Logic
Execution time: 0.0035498142242432