INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tërmete të fuqishme në Itali. Mbyllen shkollat dhe metrotë [Video]

Publikuar më: 17:52 18-01-2017

Një seri tërmesh të fuqishme goditën Italinë Qëndrore. Lëkundjet e shumta të tërmeteve që janë ndjerë paraditen e sotme në Romë kanë shkaktuar panik në kryeqytetin italian. Lëkundjet e forta të tokes janë ndjerë në të gjithë Italinë Qendrore midis orës 10.25 dhe 11.25 minuta . Toka është lëkundur për disa sekonda, kohe gjate se ciles, termeti eshte ndjerë me shume në kryeqytetin italian, Romë. Goditja e parë ka qenë prej 5.1 ballë, e dyta 5.3 dhe e treta dhe ajo më e fuqishmja ka qenë 5.6 ballë të shkallës riter. Epiqendrat e lëkundjeve kanë qenë midis Akuilës dhe Rietit në një thellësi prej 9 kilometrash. Deri më tani nuk raportohen viktima në njerëz por vetëm dëme materiale dhe shembje të disa kishave në Amatriçe dhe San Agostino, të cilat në lëkundjet e disa muajve më parë kishin pësuar plasaritje.

Shkollat janë mbyllur në të gjitha zonat e prekura dhe nxënësit janë evakuuar. Sistemi i Metrosë në Romë është pezulluar dhe pasagjerët janë evakuar si pasojë e tërmeteve. Autobusët janë vënë në lëvizje si alternativë për transportin në komuna të veçanta, ndërkohë që po kryhen kontrolle teknike.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217