Lëkundet e forta prej tërmeteve që ranë në fundjavë kanë shkaktuar pasoja edhe tek godinat e ambasadave.
Fotografia që shihni i përket godinës së ambasadës gjermane në Tiranë dhe tregon pasojat e tërmetit të së shtunës që shkaktoi panik e tronditje tek qytetarët.
“Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë. Mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë. Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij”, thotë selia diplomatike e Gjermanisë.