INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmetet po bëjnë namin! Ja ku ka rënë një i fuqishëm…[FOTO]

Tërmetet po bëjnë namin! Ja ku ka rënë një i fuqishëm…[FOTO]

Publikuar më: 09:36 26-10-2018

Tërmet vijonë të shtohen. Një i tillë i fuqishëm, 6.8 ballë ka rënë në Greqi, në jug të Zakinos në thellësinë 17 km. Lëkundjet e tij të forta u ndien edhe në Shqipëri dhe në Itali. Sipas mediave greke epiqendra e tërmetit ishte në detin Jon, pranë ishullit grek Zante dhe rreth 50 milje larg qytetit Pyrgos.

Shërbimi Gjeologjik Amerikan tha se ai ishte aq i fortë sa dhe mund të kishte pasur edhe viktima. Ndërsa një dëshmitar në internet shkroi se ishte në Zante dhe e zgjoi partneren e vetë, pasi ndjeu tre goditje më të vogla, kurse goditja më e madhe i rrëzoi disa sende në dhomë.
Një tjetër dëshmitar tha se kishte ndier lëkundje jashtëzakonisht të forta. Sipas njoftimeve, tërmeti zgjati 15 deri në 30 sekonda. Mediat greke njoftuan se një manastir i shekullit 15 në ishull ishte dëmtuar.
Nga ana tjetër, “Il Messaggero” në Itali raportoi se tërmeti ishte ndier edhe në Italinë jugore. Thuhet se zjarrfikësit në zonën e Siçilisë, Kalabrisë dhe Pulias morën dhjetra telefonata nga njerëzit e shqetësuar pas tërmetit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Amerikan, një cunami i vogël është i mundur dhe banorët janë këshilluar që të largohen nga brigjet e detit.

termettt.jpg

terrrr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033509731292725