INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmetet shkaktojnë kaos te qytetarët, reagon Policia e Shtetit!

Tërmetet shkaktojnë kaos te qytetarët, reagon Policia e Shtetit!

Publikuar më: 17:07 21-09-2019

Policia e Shtetit është vënë në gadishmëri totale pas rënies së 3 tërmeteve ditën e sotme në Shqipëri.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, organi i rendit bën me dije se të gjithë efektivët e Policisë Rrugore kanë zbritur në terren për të menaxhuar trafikun në akset e ndryshme.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit i ka komunikuar me të gjitha spitalet dhe drejtoritë vendore të policisë në të gjithë vendin.

Qytetarëve u bëhet me dije për të komunikuar policinë në numrin 112 për të raportuar për çdo të papritur.


Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Menjëherë pas rënies së tërmetit, Sallat e Komandimit në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe kanë komunikuar me Specialistët e Policisë së Zonave, me Spitalet dhe me përfaqësuesit e njësive administrative.

Policia e Shtetit ka kaluar menjëherë në gatishmëri.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit e gjithë Policia Rrugore êshtë në terren për të menaxhuar trafikun, të gjithë Specialistët e zonave dhe Patrullat e Përgjithshme kanë dalë në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve në nevojë por edhe për të shmangur panikun e krijuar

Policia e Shtetit ju bën thirrje gjithë qytetarëve të telefonojnë në nr 112 për problematikat që mund të kenë nga rëna e tërmetit, duke i garantuar se do jetë menjëherë pranë tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385