INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmetet, Xhaçka i përgjigjet Metës: Parashikimi i tyre është përtej mundësive të shkencës

Tërmetet, Xhaçka i përgjigjet Metës: Parashikimi i tyre është përtej mundësive të shkencës

Publikuar më: 11:09 31-07-2019

Pas deklaratës së presidentit Meta lidhur me tërmetet, ka reaguar dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes shkruan se parashikimi i tërmeteve është përtej mundësive të shkencës".

Sa i takon masave për përballimin e emergjencave Xhaçja thotë se qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes janë më të përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t’u përballur me emergjencat.

"Kapacitetet tona reaguese janë sot shumë më të mëdha, profesionalizmi i jashtëzakonshëm.  Koordinimi institucional është shumë më efikas se çka qenë ndonjëherë. Mënyra sesi përballuam tërmetin në Korçë janë prova më domethënëse e seriozitetit të përgatitjeve tona"- shkruan Xhaçka.

Më tej ministrja e Mbrojtjes i kujton kreut të shtetit se nuk ka dekretuar ende ligjin "për mbrojtje civile", i cili thotë se është hartuar duke u asistuar nga ekspertë vendas e të huaj.

"Ligji “Për Mbrojtjen Civile”, po pret dekretimin nga ana juaj. Ligji zhvendos fokusin nga reagimi, tek parapërgatitja, parandalimi e zvogëlimi i riskut. Dekretoni ligjin, jepni një kontribut real në përgatitjen e vendit për t’u përballur me fatkeqësitë natyrore".

Article Logic
Execution time: 0.0033957958221436