Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë ka goditur pjesën jugore të Kalifornisë. Epiqendra e tij u regjsitrua 17.6 km në Ridgecrest. Fatmirësisht nuk ka patur viktima por vetëm disa të lënduar.
Sipas mediave lokale ky është tërmeti më i madh i regjistruar në këto 20 vite.
Lëkundjet zgjatën rreth 30 sekonda dhe u ndien edhe në Meksikë.
Disa shtëpi janë përfshirë nga flakët si pasojë e tërmetit, ndërkohë që raportohet për rrugë të shkatërruara dhe dëme të shumta materiale.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik te qytetarët, të cilët po përballen me tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme.