Tërmeti që preku vendin tonë shkaktoi panik të madh tek qytetarët. Nëse shumë prej tyre ishin në banesa apo ambjente punë të tjerë ishin në xhirimet e radhës televizive. Kështu ndodhi sot me stafin e programit “Një kat më lart’ të cilët po regjistronin takimin e kësaj të shtunë. Moderatori Ermal Peçi po zhvillonte bisedën në studio me këngëtarin Mateus Frroku teksa brenda pak sekondash janë ndjerë lëkundjet sizmike.
Ja çfarë kemi mundur të shkëpusim nga ky moment të cilin e gjeni në videon e mëposhtme.