INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti i shkatërroi fshatin, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj dhurojnë këtë shumë lekësh për të dëmtuarit! [FOTO]

Tërmeti i shkatërroi fshatin, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj dhurojnë këtë shumë lekësh për të dëmtuarit! [FOTO]

Publikuar më: 19:38 02-12-2019

Me mijëra shtëpi dhe pallate janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit që ndodhi në Shqipëri. Banesat e dëmtuara janë kryesisht në Durrës, Pezë të Tiranës dhe në Bubq të Krujës. “TvKlan” mori sot në intervistë Bes Kallakun, ai i cili ka ditë që gjendet pranë banorëve të Bubqit.

I prekur nga kjo situatë që ka kapur zonën ku ai është rritur, aktori i njohur i humorit tregoi se do të hapë një numër llogarie vetëm për donacione për Bubqin si dhe do të dhurojë së bashku me Xhensilen shumën e 5 milionë lekëve të vjetra. Gjithashtu, të gjitha fitimet e filmit më të fundit të tij “Falco” do të jenë për këtë kauzë.

Besi kërkoi edhe mbështetjen e biznesmenëve dhe dashamirësve për familjet që kanë mbetur pa shtëpi.

“Unë nga sot do të hap një numër llogarie për fshatin Bubq ku çdo e ardhur që do futet dhe do jetë pjesë e kësaj llogarie do të shpërndahet për banorët e fshatit. Dashtë Zotit na gjenden afër miq, shokë, dashamirës dhe ata që janë biznesmenë që janë jashtë sepse me gjithë respektin dhe mundin që po bëhet kam përshtypjen se është një numër i madh dhe derisa të vijë radha e Bubqit këta të shkretët që janë jashtë do vazhdojnë të jenë jashtë në qiell të hapur. Do përpiqem që t’i ndihmoj si bir i këtij vendi me aq sa kam mundësi. Të parët që do bëjmë donacionin kryesor jam unë me Xhensilën që do bëjmë një donacion prej 5 milion lekësh të vjetra dhe të gjitha fitimet e biletave nga filmi Falco që do jenë për të gjithë javën do futen atje”, u shpreh Bes Kallaku.

jal.png

Article Logic
Execution time: 0.0020260810852051