INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti

Tërmeti "lëkund" Kinën, dyshohet për mbi 100 viktima

Publikuar më: 08:45 09-08-2017

Autoritetet kineze thonë se më shumë se 100 persona mund të kenë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi të martën provincën e Sichuan-it në jugperëndim të Kinës.

Deri tani, konfirmohet vdekja e 13 personave, që të gjithë turistë. Mëse 80 persona janë plagosur gjatë lëkundjes së tokës me magnitudë 6.5 të shkallës rihter.

Të dhënat paraprake tregojnë se dëme kanë pësuar mëse 130 mijë banesa.

Presidenti kinez ka urdhëruar ekipet e shpëtimit të bëjnë ç’është e mundur për nxjerrjen e të plagosurve nga rrënojat. Mëse 70 mijë persona kanë humbur jetën në këtë provincë si pasojë e një tërmeti që ra në vitin 2008.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127