INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti në Itali. Ja pasqyrimi në mediat më prestigjioze ndërkombëtare [FOTO]

Tërmeti në Itali. Ja pasqyrimi në mediat më prestigjioze ndërkombëtare [FOTO]

Publikuar më: 15:47 24-08-2016

Tërmeti në Itali ka gjetur pasqyrim të gjërë mediatik ndërkombëtar. Mediat më prestigjioze i kanë kushtuar faqën e parë tërmetit që i mori jetën dhejtra personave e shumë të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur nën rrënoja. “The New York Times”, “BBC”, “CNN”, “Dailymail” apo “The Telegraph”, i kanë kushtuar faqen e parë tërmetit që gjunjëzoi këtë të mërkurë Italinë.


“Dailymail” ka postuar shkrimin me titullin e madh “Fshihet nga harta”, ndërsa në mbrendësi të tij janë pasqyruar të gjitha ngjarjet hap pas hapi, të shoqëruar dhe me video. Por përse “Daylimail” zgjodhi për shkrimin e saj këtë titull? Është pikërisht qyteza historike “Amatrice”, e cila është “zhdukur” duke u shembur thuajse e gjitha nga tërmeti 6.2 ballë, dhe duke qënë kështu dhe zona më e prekur.

 

Ndërsa “BBC” në shkrimine  saj me titull “Tërmeti në Itali lë pas dhjetra të vdekur” ka bërë gjithë kronologjinë e kësaj ngjarjeje, e cila goditi në orët e para Italinë qëndrorë. Tërmeti 6.2 ballë i shkallës Rihter, i cili zgjati 20 sekonda dhe u shoqërua me disa të tjerë, ka lënë pasoja të rënda të jetë njerzore, e po ashtu dhe materiale.

“The New York Times” shkruan se tërmeti i fuqishëm në Itali ka lënë pas dhjetra të vdekur e qytete të shkatërruara. Ndërkohë “The New York Times” ka sjellë në shkrim dhe video amatore, ku tregohen qartë pamjet shokuese dhe viktima nën rrënoja.

Tërmet apokaliptik e cilësoi “The Telegraph”, tërmetet që kanë rënë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, duke lënë pas një numër të lartë viktimash, mes tyre dhe fëmijë. Fotografi rrënqethëse e kanë shoqëruar këtë shkrim.

Article Logic
Execution time: 0.0025019645690918