Dy gra kanë humbur jetën dhe 39 janë plagosur, mes tyre edhe një foshnje 7-muajshe, e cila është nxjerrë nga rrënojat nga tërmeti që lëkundi mbrëmë ishullin Ischia.
Mediat italiane raportojnë se foshnja është nxjerrë nga grupet e shpëtimit nga rrënojat, ndërsa dy vëllezërit ende janë në rrënoja.
Foshnja edhe pse me gërvishtje të vogla është jashtë rrezikut për jetën.
Tërmeti i 4.3 i shkallës Richter, goditi vendin turistik të Ischia, pranë Napolit, të hënën në mbrëmje duke shkaktuar rrënimin e disa ndërtesave, ndërsa disa shumë persona rezultojnë të zhdukur.