INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti në Itali: Qeveria mbulon shpenzimet e kthimit në atdhte të trupit të Erjon Toros

Tërmeti në Itali: Qeveria mbulon shpenzimet e kthimit në atdhte të trupit të Erjon Toros

Publikuar më: 15:52 26-08-2016

Ndërsa familjarët e Erjon Toros kanë hapur dyert e zisë dhe po presin trupin e pajetë të djalit të vetëm të familjes ka ardhur dhe reagimi i qeverisë shqiptare. Mësohet se të gjitha shpenzimet për kthimin në Shqipëri të trupit të pajetë të Erjon Toros, 32 vjeçari që humbi jetën pas tërmetit që përfshiu zonën e Amatrices në Itali, do të kryhen nga qeveria shqiptare.
Gjithça është konfimuar nga Kryetarja e bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi, e cila ka shkuar pranë familjes se Erjon Toros në fshatin Kurjan.
Zonja Bufi i ka bërë me dije familjarëve të 32 vjeçarit se vetë kryeministri Rama dhe ambasada shqiptare në Romë, janë duke u marre me gjithë procedurën e nevojshme për të kthyer sa më parë në atdhe trupin e pajetë të Erjonit.
Erjon Toro, ishte emigrant shqiptar I cili humbi jetën nga tërmeti I orëve të para të ditës së mërkurë që preku Italinë qëndore, ndërsa zona e Amatricës është dhe më e prekura, zonë ku dhe jetonte Toro sëbashku më familjen e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607