INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti në Janinë, Andi Lila rrëfen orët e tmerrit

Tërmeti në Janinë, Andi Lila rrëfen orët e tmerrit

Publikuar më: 16:45 16-10-2016

Lëkundjet e tërmetit në afërsi të Janinës, në Greqi, kanë krijuar një situatë paniku te banorët e zonës, ku fatmirësisht nuk ka patur pasoja të rënda po vetëm disa dëme materiale. Lojtari i përfaqësueses sonë, Andi Lila, i cili aktivizohet te skuadra e qytetit të Janinës, tregon orët e panikut mes lëkundjeve dhe vështirësisë për të gjetur një vend të sigurtë, me fëmijën e vogël dhe bashkëshorten, mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Ishte ora 11:30 në Greqi, kur u ndie lëkundja e parë dhe nga më të fortat. Unë ndodhesha në atë moment në hotel, bashkë me nusen dhe djalin, dhe isha bërë gati për gjumë. Mora djalin në krahë dhe dola menjëherë në hollin e hotelit. Me t’u qetësuar disi situata, u ngjita sërish në dhomë. Por lëkundjet nisën të ndiheshin çdo 10 minuta, e nga ai moment vendosa ta kaloja natën në makinë, së bashku me familjen”, rrëfen Andi Lila për Top Channel.

Njoftimet e mediave greke flisnin për një situatë të paqëndrueshme, ndërsa sizmiologët nuk kanë dhënë ende fjalën e tyre për qetësimin e situatës. Për këtë arsye, Andi Lila vendosi që të paktën të siguronte familjen, duke e sjellë në Shqipëri.

“Faktikisht u nisa me makinë për në Shqipëri, por për të sjellë familjen, nisur edhe nga fakti që nga klubi më kishin njoftuar se ndeshja e kësaj të diele nuk do të luhej. Por rrugës deri në Kakavijë, drejtues të klubit më morën sërish në telefon për të më thënë se ndeshja nuk do të anulohej dhe duhet të luhet po sot pasdite. Kam luajtur në shi, dëborë, diell, por në një situatë lëkundjesh sizmike nuk kam luajtur ndonjëherë. Edhe këtë më duhet ta provoj”, thotë më tej Andi Lila.

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146