INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti në jug/ Flet drejtori i Emergjencave Civile: Po bëhet vlerësimi i situatës...

Tërmeti në jug/ Flet drejtori i Emergjencave Civile: Po bëhet vlerësimi i situatës...

Publikuar më: 17:05 05-01-2019

Një ditë pas tërmetit që tronditi dje jugun e Shqipërisë dhe shkaktoi dëmtim të 5 banesave në fshatin Kuç të Vlorës, drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka shkuar të inspektojë banesat e dëmtuara. Çako ka thënë se po bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në këto banesa si edhe në shkollën e fshatit.

“Jemi duke parë nga afër situatën pas tërmetit të datës 4 janar në fshatin Kuç. Së bashku me pushtetin vendor do të bëjmë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në banesa por edhe në shkollën e fshatit. Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë banorëve. Të kalojmë situatën aktuale dhe natyrisht pastaj do të bëjmë vlerësimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara.”- u shpreh Çako.

Mbrëmjen e djeshme, një tërmet i fortë u regjistrua në Jugun e Shqipërisë, 4.8 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër fshatin Borsh në Sarandë. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në Gjirokastër, Sarandë, e Tepelenë.

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371