Emergjencat Civile kanë dhënë informacion në lidhje me situatën në qarkun e Korçës pas tërmetit të rënë një ditë më parë.
Lidhur me situatën në rajonin e Korçës janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara.
230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhe FA: 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 ne Qafzës.
“Ne Floq funksionon shërbimi shëndetësor 24 orë. Janë furnizuar me ushqime dhe ujë banorët. Janë siguruar zonat e prekura me forca policore. Deri me tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmetet, 7 prej të cilave të riparuara”, thuhet në njoftimin e Emergjencave Civile.
Banorët kanë kërkuar ndihmë pasi shprehen se kanë frikë dhe se nuk mund të jetojnë në çadra.