Tërmeti që goditi Shqipërinë vetëm pak më parë, i ka trembur të gjithë banorët. Të gjithë kanë tentuar të dalin jashtë banesave, zyrave apo studiove të emisionit.
Momenti i tërmetit është regjistruar dhe nga kamerat e Top Channel, në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”.
Menjëherë sapo ka ndjerë lëkundjet e forta, moderatori Florian Agalliu ka marrë për krahu kuzhinieren dhe kanë vrapuar për të dalë jashtë studios.