Lëkundjet sizmike të një pasdites së djeshme ishin tepër të fuqishme dhe lanë pas dëme në zonat e prekura.
Pikërisht në bashkitë Mat dhe Bulqizë ku u ndjen më shumë lëkundjet e tërmetit është ndalur sot drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili u njoh nga afër me dëmet e shkaktuara.
Kreu i Emergjencave Civile gjatë këtij inspektimi ka publikuar të dhënat e para të dëmeve të shkaktuara, ndërsa disa nga banesat janë shpallur si të pabanueshme për shkak të dëmeve.
Raportohet se dëme ka në 211 banesa.
Çako i ka bërë apel të gjithë banorëve të banesave të shpallura si të pabanueshme të largohen prej tyre, pasi në rast të përsëritjes së lëkundjeve pasojat mund të jenë fatale.
Ndërkohë zonat e prekura nga lëkundjet ka filluar konstatimi i dëmeve nga katër grupe që janë në terren, ndërsa Emergjencat Civile po bëjnë shpërndarjen e ndihmave të para me çadra për familjarët e banesave të shpallura si të pabanueshme.