INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti, që nuk tronditi askënd veç portaleve…

Tërmeti, që nuk tronditi askënd veç portaleve…

Publikuar më: 11:47 29-04-2016

Pjesa më e madhe e portaleve në vend kanë nisur ditën me përhapjen me shpejtësi të një lajmi për një tërmet, që ka tronditur vendin, të rënë në Vlorë. Tronditja në fakt ishte vetëm online, pasi të dhënat me faket, që japin portalet bien në kundështim me njëra - tjetrën.  Portalet shkruajnë se tërmeti me një magnitudë 2.7 në jugperëndim të Vlorës është shoqëruar me dëme në njerëz dhe materiale. Po në fakt sipas ekspertëve një parametër i tillë matës as që nuk arrin të ndihet nga njerëzit e jo më të shoqërohet me dëme. Pra këto lajme që tronditën më shumë se tërmeti në këndvështrimin e ekspertëve të sizmiologjisë janë vërtet qesharake.

Article Logic
Execution time: 0.0033421516418457