INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti rrëzon helikopterin me zyrtarë të lartë në Meksikë, 13 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë

Tërmeti rrëzon helikopterin me zyrtarë të lartë në Meksikë, 13 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë

Publikuar më: 20:56 17-02-2018

Nga rrëzimi i një helikopteri në Meksikë kanë vdekur 13 persona dhe 15 të tjerë janë lënduar, transmeton Reuters. Incidenti ka ndodhur derisa helikopteri ishte duke bartur disa zyrtarë që po vlerësonin dëmin e një tërmeti të fuqishëm në jug të Meksikës.

Zyra e Prokurorit të Shtetit të Oacaxa-s, ka thënë përmes një deklarate se pesë gra, katër burra dhe tre fëmijë janë vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa një person tjetër ka vdekur më vonë në spital.
Një zyrtar qeveritar që nuk ka qenë i autorizuar për t’u cituar, ka thënë se helikopteri është rrëzuar mbi një grup të njerëzve, të cilët kanë qenë duke kaluar natën nën qiellin e hapur, pas tërmetit të fuqishëm 7.2 shkallësh, që ka goditur këtë zonë.

Në helikopter kanë qenë Sekretari i Brendshëm, Alfonso Navarrete dhe guvernatori i Oaxaca, Alejandro Murat, mirëpo asnjëri prej tyre nuk kanë pësuar lëndime serioze. Navarrete dhe Murat, ishin duke vlerësuar dëmin nga tërmeti që ka ndodhur para se të rrëzohej helikopteri.

Sipas matësve amerikanë, tërmeti në këtë zonë ka qenë 7.5 shkallë, ndërsa më vonë është ulur intensiteti në 7.2 shkallë.
Presidenti, Enrique Pena Nieto, ka thënë përmes Twitterit se zyrtarët janë në gjendje të mirë, ndonëse departamenti i ministrisë së Brendshme, ka thënë se ata kanë lëndime të lehta.

Article Logic
Execution time: 0.003605842590332