Tronditet Shqipëria. Një tërmet i fuqishëm ka prekur disa qarqe të vendit. Lëkundjet e fuqishme kanë trembur banorët e Tiranës në këto momente. Tërmeti me magnitudtë 5.2. i shkallës rihter zgjati disa sekonda. Epiqendra 31 km në Veriperëndim të Tiranës.
Tërmeti është ndjerë në Tiranë, Durrës, Lezhë, Vlorë dhe Fier, Shkodër, Elbasan si dhe zonat përreth.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët, shumë prej tyre kanë dalë jashtë nga banesat. Ndërsa priten informacione nëse ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.