Një tërmet me magnitudë 5.3 ka goditur Athinën mesditën e sotme.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 23 km në veriperëndim të kryeqytetit grek. Të tmerruar njerëzit kanë dalë në rrugë.
Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë autoritetet janë vendosur menjëherë në gatishmëri.
Si pasojë e lëkundjeve të forta ka patur ndërprerje të energjisë në disa zona të Athinës.
Një zëdhënës i qeverisë greke shtoi se dy ndërtesa të braktisura në qendër dhe në perëndim të Athinës kishin rënë, por nuk kishte të dhëna për të plagosur.