Një tërmet i fuqishëm ka goditur Tiranën rreth orës 11:00. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, rreth 30 km në veriperëndim të Tiranës dhe 15 km nga Vora.
Tërmeti është me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter dhe thellësi 2 km. Tërmeti është ndjerë edhe në Durrës, Vlorë dhe Fier.
Banorët e kryeqytetit kanë dalë të tmerruar nga banesat e tyre.