Tërmet nuk ndalen! Së fundmi një i tillë 5.3 ballë i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 04.59 të mëngjesit në Zakynthos të Greqisë. Sipas studimit paraprak të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës epiqendra e tërmetit ishte në një zonë detare 48 km në perëndim dhe jugperëndim të Zakynthos dhe thellësia e tij vlerësohet 1.1 km.
Nuk ka raportime për të dëmtuar ose dëme materiale. Tërmeti u ndje dhe në disa zona të tjera të Greqisë jugore. Prej ditësh fqinji ynë Greqia po përballet me tërmete të fortë. Ai i pak ditëve më parë ishte më i fortë e u ndje dhe në jugun e Shqipërisë dhe në Itali.