INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Terren i vështirë, devijohet një pjesë e lumit nga polumbarët. Vijonë kërkimet për 20 vjeçarin

Terren i vështirë, devijohet një pjesë e lumit nga polumbarët. Vijonë kërkimet për 20 vjeçarin

Publikuar më: 16:08 20-05-2018
Prej orës 08.00 të mëngjesit së sotëm, polumbarët po kërkojnë për gjetjen e trupit të 20 - vjeçarit Xhorxho Seferi, i cili dyshohet se është mbytur ditën e djeshme në lumin Erzen, në vendin e quajtur Shpella e Pëllumbasit.
 
Në një njoftim, policia thotë se "kërkimet nga polumbarët kanë vijuar në gjatësinë e lumit, deri në grykën e Skuranës, në një terren shumë të vështirë. Është devijuar një pjesë e lumit me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë i thepisur".
 
Krahas kërkimeve nga polumbarët e Reneas, një grup punonjësish police të Stacionit të Polcisë Farkë, kanë vijuar krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.
Gjatë kërkimeve nga Polumbarët e Renea-s, ka qenë i pranishëm edhe vëllai i 20 vjeccarit që dyshohet i mbytur.
 
Deri në këto momente nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 20 vjeçarit. Ndërsa Fabio Dukagjini, i riu që u shpëtua ka thënë se shoku i tij kishtë hyrë në lumë dhe nuk kishte mundur ta shpëtonte.
 
xxx.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0017528533935547