INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TERROR / Evakuohen urgjentisht dy stacione metroje në Parisit

TERROR / Evakuohen urgjentisht dy stacione metroje në Parisit

Publikuar më: 13:22 04-04-2017

Dy stacione metroje, përkatësisht “Franklin Roosevelt” dhe “Saint-Phil”  janë evakuuar këtë mëngjes.Një nga metrotë e Parisit është evakuuar urgjentisht pas një alarmi sigurie, vetëm një ditë pas bombardimeve në metronë e Shën Petersburgut  në Rusi, shkruan “Daily Mail”. Sipas njoftimeve, alarm i sigurisë ka ndodhur në një rrugë publike mes dy stacioneve. Metroja tha në faqen e saj zyrtare në Tëitter se  "stacioni i  F. Roosevelt është i mbyllur për shkak të alarmeve të e sigurisë ".  Stacionet janë evakuuar vetëm pak para orës 11 të mëngjesit sipas orës lokale. Dëshmitarët kanë konfirmuar se pak më vonë është evakuuar edhe nje tjetër stacion. Metroja u rihap rreth 15 minuta më vonë por nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi alarmi , shkruan gazeta britanike. Stacioni Franklin Roosevelt ndohet pranë një prej zonave me turistike të Parisit.

Article Logic
Execution time: 0.0040450096130371