INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Terror me armë në godinën qëndrore të “Youtube”, ka viktima dhe të plagosur [FOTO]

Terror me armë në godinën qëndrore të “Youtube”, ka viktima dhe të plagosur [FOTO]

Publikuar më: 22:35 03-04-2018

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë selisë së rrjetit social “Youtube” në San Bruno, në veri të Kalifornisë. Nga të shtënat raportohet për të paktën pesë persona të plagosur dhe dy viktima, ndërsa agresorja ishte femër e cila u vra nga policia. Forca policie në vendngjarje kanë rrethuar zonën dhe vijojnë hetimet.

Një pjesë e stafit të “Youtube” reaguan online duke thënë se agresori që kishte shtënë me armë ishte në arrati, por kjo nuk konfirmohet nga policia.

Punonjësi Todd Sherman tha se njerëzit po arratiseshin nga ndërtesa, nga paniku. Ndërsa një tjetër punonjës, Vadim Lavrusik kishte shkruar më herët se ishte bllokuar në një dhomë, por për fat të mirë ishte evakuuar.

Siç bëhet me dije deri më tani, punonjësit kanë dëgjuar të shtëna armësh, kanë telefonuar menjëherë policinë dhe kanë vrapuar për të dalë nga zyrat.

TERRR.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096