Një tjetër shpërthim është regjistruar në një metro në Bruksel, pas dy shpërthimeve të para të ndodhura mëngjesin e sotëm në një aeroport të vendit.
Metroja ku ndodhi shpërthimi ndodhi në lagjen Malbeek, pranë zyrave të Bashkimit Evropian. Shpërthimi është regjistruar rreth orës 09:15 minuta.
Pamjet e transmetuara në mediat ndërkombëtare tregojnë njerëzit që vrapojnë për të dalë nga ndërtesa, ndërsa aty del vazhdimisht tym.
Të dhënat e para tregojnë se dy persona kanë mbetur të plagosur. Ende nuk dihet nëse është shpërthim terrorist apo ndonjë aksident. Megjithatë, mediat ndërkombëtare e cilësojnë shpërthim. Kujtojmë se metroja po rikonstruktohet prej muajsh.
Metroja ndodhet shumë pranë disa selive të rëndësishme të BE-së.
Autoritetet vendase janë drejt shpalljes së emergjencës, ndërsa u kërkojnë qytetarëve që të deklarojnë të gjithë personat e huaj që u kanë dhënë banesa me qira.