Pas një sulmi me armë që ka ndodhur në një ndërtesë të komunës në Virginia Beach, 12 persona kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.
Sipas policisë autori i masakrës hyri brenda ndërtesës dhe hapi zjarr te punonjësit, pasditen e së premtes pas orës lokale 16:00 në Qendrën Komunale të Virginia Beach, në një zonë ku ndodhen një numër ndërtesash qeveritare.
Policia arriti që ta vriste autorin, pas një shkëmbimi zjarri me të. I armatosuri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, mësohet se ishte një punonjës i vjetër i Departamentit të Punëve Publike të qytetit.
Sipas uniformave blu janë gjetur viktima në të treja katet e ndërtesës shtetërore, ndërsa një person ishte qëlluar në makinë jashtë godinës. Autori përdori gjatë masakrës një pistoletë gjysmë automatike dhe një pushkë.