Tajlanda është tronditur nga disa sulme me bombë në disa nga resortet më të njohura turistike në vend, që shkaktuan 4 të vdekur dhe disa të plagosur.
Policia në Tajlandë ka thënë se dy sulme të tjera me bomba janë kryer në dy qyteza turistike, duke vrarë së paku dy persona të tjerë.
Shpërthimet janë raportuar më 12 gusht në qytetin e njohur për turizëm, Puket si dhe në Trang dhe Surat Thani.
Këto sulme janë kryer një ditë pasi një shpërthim e ka goditur qytetin Hua Hin duke vrarë një person dhe lënduar 20 të tjerë, gjysma prej të cilëve janë turistë.
Nuk është e qartë se kush qëndron prapa këtyre sulmeve, por nga hetimet e para dyshohe se ato janë kryer nga kundërshtarët e pushtetit ushtarak.