INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Terror në Vlorë, atentat dhe shpërthim me eksploziv

Terror në Vlorë, atentat dhe shpërthim me eksploziv

Publikuar më: 22:50 20-06-2017

Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme, teksa një burrë rreth 40- vjeç u ekzekutua me armë zjarri në prag të banesës së tij. Policia e Vlorës ka reaguar pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme, ku u ekzekutua me armë zjarri një person.

Policia bën me dije se i vrarë ka mbetur shtetasi F.S., rreth 40 vjeç, në lagjen “Partizani”

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 22:10, në lagjen “Partizani” Vlorë pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal, është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi F.S., rreth 40 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke kryer veprimet në lidhje me krimin e ndodhur.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të policisë, në ndjekje të autorëve është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i njërit prej autorëve në dalje të lagjes “Partizani”, shtetasi:

• N.Q., rreth 42 vjeç, me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e autorit tjetër i cili ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, pasi dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim.

Në vendngjarje, Policia ka sekuestruar armën e krimit- Pistoletë të llojit “Beretë”.

Ende nuk dihen motivet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre.

Vazhdojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Pas vrasjes që ndodhi në lagjen “Partizani”, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak metra larg nga vendi i atentatit. Burime nga vendngjarja në qytetin e Vlorës, bëjnë me dije se një makine i është vënë një lëndë shpërthyese. Makinës ndaj të cilës është vënë lënda shpërthyese është e tipit ford focus, me targa AA987KP. Shpërthimi ka ndodhur vetëm 150 metra larg nga vendi ku është ekzekutuar 1 orë më herët shtetasi Fation Sinani.

Policia ndodhet në të dyja vendngjarjet dhe po punon për të zbuluar nëse të dyja ngjarjet kanë lidhje me njëra tjerën./newsbomb.al.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 22:58, në lagjen "15 Tetori", autorë ende të paidentifikuar,  i kanë vënë lëndë plasëse (shpërthyese) automjetit tip Ford Autoveturë me targë AA 987 KP.

Automjeti ka qenë i parkuar në një rrugë dytësore pranë Bashkisë së qytetit, në pronësi të shtetasit E.I., 42 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Article Logic
Execution time: 0.0035758018493652