Njëri nga kamikazët që morën pjesë në sulmet terroriste të Brukselit dyshohet se ka përdorur identitetin e një ish-futbollisti të Interit.
Bëhet fjalë për lojtarin Ibrahim Maaroufi, emri i të cilit mendohet se është përdorur nga terroristi Khalid El-Bachraoui. Ky i fundit kishte marrë një banesë me qira në Bruksel duke përdorur identitet të rremë, pikërisht gjeneralitetet e ish-lojtarit të Interit.
Sipas mediave italiane, terroristi kishte qëndruar edhe në Itali para se të kalonte në Greqi. Më 23 korrik, Khalid El Bakraoui është ka zbritur në aeroportin e Trevizos, ku bileta ishte prerë me kartë krediti. Ai kaloi një natë në hotel pranë aeroportit të Venecias dhe më 24 korrik është nisur për në Athinë.
Ibrahim Maaroufi është lojtar maroken me pasaportë belge dhe ka luajtur për Inter në sezonin 2006-2009 kur ekipi zikaltër drejtohej nga Roberto Mancini.