INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Terroristi rus i arrestuar në Shqipëri, hiqej si shurdh-memec dhe vetëquhej “Diego Maradona”

Terroristi rus i arrestuar në Shqipëri, hiqej si shurdh-memec dhe vetëquhej “Diego Maradona”

Publikuar më: 15:56 14-07-2019

“Unë krijova një organizatë për të mbledhur ndihma për viktimat e luftës në Siri, nuk jam terrorist. Mos më dorëzoni në Rusi se më rrezikohet jeta!” Kjo është deklarata para Gjykatës së Durrësit e Rasul Miklaev, i arrestuar në Shqipëri si pjesë e grupimit terrorist të Jaish al Muhaxhirin al Ansëar, pjesë e shtetit islamik ISIS.

Por provat shkruan Top Channel tregojnë se 34-vjeçari ka udhëtuar në vitin 2013 nga Rusia në Turqi dhe mandej në Siri, ku në qytetin Kharitan i është bashkuar njësisë së armatosur të organizatës terroriste.

Rasul Miklaev, 34 vjeç, një person i kërkuar si terrorist prezantohej përpara stafit të Kareçit si Diego Maradona. Vetë stafi dhe punonjësit e policisë kufitare ia kishin vendosur emrin X, ndërsa njëkohësisht të huajt dhe agjentët e antiterrorit ishin të bindur se

bëhej fjalë për një terrorist dhe vazhdonin të komunikonin me ndërkombëtaret dhe t’u kërkonin shenjat e gishtave.

Kur ai mbërriti në Shqipëri verën e 2018 së bashku me një grup emigrantesh që vinin nga lufta, ai u shtir si një person që as dëgjonte dhe as fliste.

Article Logic
Execution time: 0.0036442279815674