Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Laçit, ku një person i shpallur në kërkim ka hapur zjarr në drejtim të policisë.
Sipas të dhënave të fundit, personi i shpallur në kërkim është Markel Bushi, i cili tashmë gjendet i rrethuar nga forcat e policisë. Të njëjtat burime raportojnë se janë ngritur edhe dy postblloqe për të parandaluar largimin e Bushit, i cili është i shpallur në kërkim prej 3 vitesh për veprën penale të grabitjes.