Një të ri është vënë në pranga nga policia e Krujës, pasi ka terrorizuar fshatin duke qëlluar me automatik. Kanë qenë banorët ata që kanë bashkëpunuar me policinë për kapjen e të riut.
I arrestuari është Edison Ajazi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi u mor informacion se, në lagjen “Magaze” ka të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.
Menjëherë u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Edison Ajazi, ku në dhomën e gjumit të tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, një krehër me 15 fishekë luftarakë.
Materialet lidhur me 22-vjeçarin i kanë kaluar Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi pa leje i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.