Ka ndodhur që kur ka shënuar Ramsey ka vdekur një personazh i njohur, por tashmë një tjetër rastësi e frikshme po i çudit të gjithë dhe ka të bëjë me reperin DRAKE.
Çdo lojtar që bën një foto me reperin kanadez, humbja për ekipin e tij është e sigurt. Fillimisht ishte Mc Gregor i cili pozoi me reperin dhe humbi ndeshjen e vitit ndaj Khabib. Ndërsa në botën e futbollit, i pari ishte Sanço, ai që u fotografua dhe Dortmundi pësoi një humbje turpëruese nga Bajerni 5-0.
Aguero ishte i dyti, që pozoi me Drake-n dhe jo vetëm që Siti humbi nga Totenhemi, por dhe vetë argjentinasi humbi penallti. As Kurzava nuk vuri mendje nga dy të parët dhe u fotografua me kengëtarin. PSG-ja skuadra ku ai luan jo vetëm që humbi nga Lila, por pësoi një nga humbjet më të thella të viteve të fundit me rezultatin 5-1.
Tashmë lojtarët me shumë mundësi do të jenë më të kujdeshëm kur u vjen rasti të bejnë një foto me Drake-un.