Syri i keq me siguri!
Mbrëmjen e kaluar, Flori ka pësuar një incident me këmbën duke e ndrydhur atë. Mesa duket diçka e ngjashme Mumajesit i ndodh çdo verë dhe këtë e pranon edhe ai vetë ku krah fotos shkruan: " Pse duhet të më ndjekë diçka e tillë çdo sezon?".
Orët e para të mëngjesit këngëtari i hiteve i ka kaluar me dhimbje dhe enjtje të këmbës, por këto nuk e kanë ndaluar 35 vjeçarin që të vazhdojë udhëtimin e programuar që kishte për në Ulqin. Duke njohur natyrën e tij tepër energjike, nuk e kemi të vështirë ta hamendësojm ë arsyen e ndrydhjes së këmbës. Flori,herë tjetër me i kujdesshëm.