INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Test psikologjik: Gjëja e parë që shihni në foto tregon se çfarë ju shqetëson në këto momente

Test psikologjik: Gjëja e parë që shihni në foto tregon se çfarë ju shqetëson në këto momente

Publikuar më: 18:10 05-08-2019

Duhet të dini se në një foto ku shfaqen disa imazhe të ndryshme, sytë shkojnë pikërisht atje ku mendja juaj ju thotë. Shikimi ka lidhje të ngushtë me anën tonë psikologjike prandaj “Bright Side” ka përgatitur një test të shkurtër psikologjik. Gjëja e parë që ju shihni në foto tregon se çfarë ju shqetëson në këto momente.

Pantera- Nëse imazhi i parë që dalloni është pantera kjo tregon se po kaloni një gjendje të vështirë emocionale për shkak të marrëdhënies së dashurisë. Ju duket sikur diçka e rëndësishme po ju ikën nga dora dhe as vetë nuk e dini se deri ku do të shkoni.

Luanët- Nëse sapo hidhni sytë në foto shikoni luanët kjo tregon se ju jeni të shqetësuar për të tjerët. Nëse dikush nga të afërmit tuaj ka një problem ju jeni shqetësuar në maksimum për të dhe keni harruar të kujdeseni për veten.

Zebrat- Zebrat tregojnë se problemi më i madh për momentin është shëndeti juaj ose i dikujt që ju e keni përzemër.Duhet të dini se shëndeti nuk është i gjithi në dorën tuaj kështu që bëni mirë të merri situatën nën kontroll.

Gjirafat- Nëse gjirafat janë kafsha e parë që shihni në foto kjo tregon se jeni të shqetësuar për punën tuaj dhe ndjeheni të pasigurtë financiarisht. Prej kohësh mendoni të ndryshoni punë por e keni të vështirë të ndërmerrni një hap.

Zogjtë blu- Zogjtë blu janë shenjë dëshpërimi. Nëse keni para ata të parët në foto, kjo tregon se ju jeni të vetmuar dhe jeni duke pritur prej kohësh për një mesazh që ndoshta nuk do të vijë kurrë.

Zogjtë e tjerë- Nëse shikoni zogjtë e tjerë kjo tregon se ju jeni të shqetësuar për ndjenjat tuaja. E keni shumë të vështirë t’i tregonin personit fluturat që keni në stomak, madje nuk lejoni që as miqtë tuaj më të mirë ta marrin vesh.

Article Logic
Execution time: 0.0035631656646729