INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Testi “A” në Matematikë, reagon Lindita Nikolla pas denoncimit të Berishës

Testi “A” në Matematikë, reagon Lindita Nikolla pas denoncimit të Berishës

Publikuar më: 13:56 17-06-2016

Ka zgjedhur që të përfundojë provimi i maturantëve për lëndën e Matematikës për ti kthyer përgjigje denoncimit publik të Sali Berishës. Ministria e Arsimit Lindita Nikolla tha se ish kryeministri gënjeu publikisht për testin e Matematikës, pasi e vërteta sipas saj është krejt tjetër. Ajo ka publikuar testin original me të cilën janë testuar dijet e rreth 42 mijë maturantë këtë të premte. Lindita Nikolla thotë se testi “A” me të cilin janë përballur gjimnazistët nuk ka asgjë të përbashkët me atë që ka publikuar Sali Berisha. Ky është një “turp kombëtar” tha zonja Nikolla, në rrjetin social facebook.
Lindita Nikolla:
“E vërteta e testit të publikuar nga Sali Berisha.
Një ish-kryeministër që gënjen publikisht. Po. Ky është turp kombëtar”!

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498