INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Testi i matematikës në “treg” një ditë para provimit, Berisha “TURP KOMBËTAR”

Testi i matematikës në “treg” një ditë para provimit, Berisha “TURP KOMBËTAR”

Publikuar më: 08:57 17-06-2016

Teza “A” e Matematikës njihet nga të gjithë maturantët, ende pa u futur në provimin e Maturës Shtetërore. 42 mijë maturantë do të testojnë këtë të premte njohuritë e tyre në Matematikë, por njëra tezë e këtij provimi prej mbrëmjes së ditës së enjtes po qarkullon në portalet online.
Një fakt i tillë u denoncua dhe nga ish-kryeministri, Sali Berisha në rrjetin soial facebook, ku ka bërë public dhe testin e matematikës.
Sali Berisha ën facebook:
“Nje turp kombëtar! Horrat e shtetit nxjerrin ne treg, një ditë përpara, testin e matematikes si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij shteti!”

Nuk dihet sesi teza A ka “rrjedhur” nga Komisioni që e ka përgatitur. Nëse konfirmohet vërtetësia e këtij fakti, do përbënte vërtet një skandal.
provimin e Matematikës, i cili përmbyll provimet e këtij cikli.
Provimi do të nis në orën 10:00 do do të zgjasë për 2 orë e 30 minuta, ndërkohë që do të zhvillohet në 201 qendra në të mbarë vendin. Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, deklaroi një ditë më parë se MASH dhe institucionet e varësisë kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin dhe zhvillimin korrekt të procesit të provimit, nga fillimi deri në mbylljen e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0038840770721436