U bë e bujshme në median ndërkombëtare kohëve të fundit fakti se një pornostare akuzonte presidentin e SHBA-së Donald Trump, se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të në këmbim të 130 mijë dollarëve.
Ylli i filmave pornografikë, Stormy Daniels, ka kaluar një test poligrafik më 2011, duke thënë se ka bërë seks pa kondom me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka raportuar The Wall Street Journal.
Testi i së vërtetës është bërë gjatë kohës kur Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, po mendonte t’ia shiste revistës “Life & Style” informacionet për lidhjen e saj me Trumpin.
Testi është përqendruar në deklaratën se ajo ka kryer “marrëdhënie seksuale vaginale” me Trumpin në korrikun e 2006’s, pasi ata dy ishin takuar në një turne golfi të të famshmëve, në Kaliforni.
Daniels ishte përgjigjur “po”, kur ishte pyetur nëse kishte bërë seks me Trumpin, dhe përgjigja e saj ishte vlerësuar si “e vërtetë” nga hetuesi që po e zhvillonte testin.