Sipas lajmit në BBC, në një eksperiment të zhvilluar mbi shpendët e egër në një qendër mbrojtëse në Kaledoninë e Re, tregohet se disa sorra gjetën se si funksionon “automati i ushqimit”.
Hulumtuesit vëzhguan se si sorrat pas një kohe, letrën e vendosur para tyre e kanë futur në vendin e parave të automatit dhe kanë arritur të marrin ushqimin. Hulumtimi u publikua në revistën “Nature Scientific Reports”.
Sarah Jelbert nga Universiteti Cambridge, tregoi se si e kanë zhvilluar eksperimentin. “Përgatitëm një automat ushqimi në formë të kutisë për sorrat. Mbi kutinë vendosëm gurë dhe letra, në të cilat fshehëm copa mishi. Më pas i mësuam sorrat që gurët dhe letrat t'i hedhin në një vrimë mbi automatin. Kështu mundeshin të merrnin ushqim nga automati. Sorrat e zgjidhën se si punon sistemi, e bëmë më të vështirë testin dhe vendosëm letra më të mëdha që nuk hyjnë në vrimë”, tregon ajo.
Jelber tha se sorrat kanë copëtuar letrat me sqepat e tyre, me të cilën kanë arritur të mundësojnë që automati të punojë dhe kanë arritur të marrin ushqim nga automati.
Theksohet se gjysma e sorrave kanë qenë të afta të zgjedhin mekanizmat e ndërlikuar. Gjithashtu është bërë e ditur se ky test është më i ri dhe më i avancuar, me të cilën është dëshmuar se sorrat janë lloji më inteligjent i shpendëve.