INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Testohen masat antiterrorizëm - Simulohet alarm për bombë në Portin e Sarandës

Testohen masat antiterrorizëm - Simulohet alarm për bombë në Portin e Sarandës

Publikuar më: 15:20 30-03-2016

Në Sarandë u simulua një alarm për bombë në hapësirën portuale, në kuadër të testimit të masave antiterrorizëm në portet shqiptare. Pas simulimit të alarmit për bombë në Portin e Sarandës, forca të shumta policore, zjarrëfikësit dhe Shërbimi i Urgjencës Spitalore shkuan në vendngjarje. Fillimisht është bërë evakuimi i personalet dhe pasagjërve ndërsa u bë dhe çaktivizimi i pakos së dyshuar. Gjatë këtyre pak minutave u testua reagimi i Forcave të Sigurisë, Shërbimi Zjarrfikës dhe Shërbimi i Shpejtë i Spitalit.

Hysni Aruçi: “Këto janë në përgjigje të masa shtesë që të gjithë strukturat duhet të ndërmarrin që të krijojnë ambjente të sigurta në të gjithë hapësirat portuale por dhe më gjërë sepse dihet që Porti i Sarandës dhe të gjithë portet janë hapësira ku përpunohen anije pasagjere. Janë të gjithë operatorët detarë dhe kjo është në funksion të krimit të krijimit të një ambjenti të sigurt që njerëzit të gëzojnë të drejtën e shtrimit të aktivitet të sigurt”.

Sotir Davella: “Ishte një skenar i përgatitur nga Forcat e Sigurisë në bashkëpunim autoritetet shtetërore. Nuk ishin në dijeni për këtë skenar, dinin vetëm që do të bëhej një ushtrim i radhës. Ndërsa nga  pasagjerët dhe operatorët e tjerë nuk kishte asnjëri dijeni”

Shefi i Sigurisë në Portin e Sarandës, Arben Memsuri vlerësoi se për momentin, ndodhen në nivelin e sigurisë nr 1.

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385