INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Testojeni veten se sa jeni të varur nga ëmbëlsirat

Testojeni veten se sa jeni të varur nga ëmbëlsirat

Publikuar më: 15:26 05-05-2016

Ashtu si të gjithë stimuluesit e tjerë si kafeina apo drogërat e tjera edhe sheqeri krijon varësi. Por duhet të dini se kjo varësi mund të rezultojë shumë e rrezikshme për shëndetin.

Sipas Dr. Mark Hyman, varësia ndaj sheqerit është një çrregullim biologjik, i nxitur nga hormonet dhe neurotransmetuesit që çojnë në dëshirë të pakontrolluar për të konsumuar sheqerna.

“Sheqeri i rafinuar të krijon më shumë varësi se kokaina, heroina apo morfina”,- thotë Pamela Peeke, autore e Shoqatës Ushqimore “Fix”.

Kur konsumoni sheqer, ai vepron në të njëjtën mënyrë në trurin tuaj si, substancat e tilla si heroina apo kokaina. Pas konsumimit të sheqerit shkaktohet prodhimi i dopaminës në tru.

Dopamina është një neurotransmetues që njihet si hormoni i “të ndjerit mirë”. Kështu pasi të hani ëmbëlsira apo sheqerna, ju do t’ju duket sikur ndiheni më mirë.

Ja disa shenja që ju tregojnë se jeni të varur nga sheqernat:

Hani çdo ditë ëmbëlsira

Kur ju nuk ju kalon asnjë ditë pa konsumuar sheqerna apo kur keni nevojë të menjëhershme për to do të thotë se jeni të varur ndaj tyre.

Ju e mbani gjithmonë një sasi ëmbëlsirash rezervë

Nëse mbani çokollata, biskota apo ëmbëlsira të tjera dhe ato janë dëshira juaj më e madhe për t’u konsumuar mund të tregojë se jeni të varur prej tyre.

Ju hani ëmbëlsira edhe kur nuk jeni të uritur

Gjithkush ka dëshira për ushqime të caktuara në periudha të ndryshme kohore. Por kur jeni super të ngopur dhe ju hani një ëmbëlsirë vetëm se “vdisni” për to, tregon se keni krijuar varësi ndaj tyre.

Ju vazhdoni të hani ëmbëlsira edhe pse keni probleme shëndetësore

Sëmundjet e tilla si problemet me zemrën, diabeti, tensioni i lartë, obeziteti etj ndalojnë konsumimin e sheqernave në baza ditore. Nëse ju e dini këtë gjë dhe vazhdoni të hani sheqerna do të thotë se jeni të varur prej tyre.

Kur doni të shpërbleni veten, bleni një ëmbëlsirë

Ushqimi është një mënyrë për të shpërblyer veten, njerëzit që janë të varur nga sheqernat në këto raste do të zgjidhnin gjithmonë një ëmbëlsirë.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555