INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tetë fakte interesante për kafshët që ndoshta nuk i dini...

Tetë fakte interesante për kafshët që ndoshta nuk i dini...

Publikuar më: 07:46 12-02-2018

Sa më shumë mësojmë për kafshët, aq më shumë kuptojmë që janë plot befasi. Tani e dimë që kafshët janë shumë më të ngjashme me ne se sa kemi menduar dhe që ekzistojnë gjëra të caktuara, të cilat do të kishim mundur edhe t’i mësonim

Ndarja dhe bashkëpunimi

Edhe elefantët, edhe shimpanzetë bashkëpunojnë për të gjetur ushqimin – madje edhe i presin të tjerët kur nuk arrijnë me kohë deri te burimi i ushqimit. Gjithashtu, një hulumtues ka përshkruar se si një majmun bonobo ka qëlluar femrën, ndërkaq pastaj pesë femra të tjera për sjelljen e tillë i janë vërsulur atij.

Shumë meshkuj marrin rolin atëror

Edhe pse disa kafshë i braktisin të vegjlit, meshkujt e disa llojeve janë prindër jashtëzakonisht të kujdesshëm. Meshkujt e kalit të detit madje mund edhe të ngelen shtatzënë! Pasi që femra të shtrojë vezët, mashkulli i pllenon dhe pastaj i sjell në jetë të vegjlit.

Shprehja e pikëllimit

Llava të tëra ujqërish ulërijnë bashkërisht në shenjë pikëllimi për të vdekurit, ndërkaq elefantët u shfaqin respektin të vdekurve, duke i prekur me feçka kokat dhe dhëmbët e tyre.

Përdorimi i veglave

Nëse dini të përdorni çekiçin, nuk jeni të vetmit. Orangutangët kanë shkathtësi të shkëlqyeshme në ndërtimin e veglave, të cilat u janë të nevojshme për të bërë diçka, ndërkaq delfinët e egër australianë ndonjëherë përdorin sfungjerët për të nxjerrë peshqit të cilët fshihen në rërë.

Të mençurit

Sipas bihevioralistëve, derrat janë kafshë më të mençura se trevjeçarët dhe kënaqen me muzikën, lojën me topa, me masazhe, madje edhe me luajtjen me video-lojëra. Macet kanë kujtesë të shkëlqyeshme dhe i mbajnë në mend gjërat të cilat i kanë mësuar apo i kanë përjetuar shumë vite më parë.

Kafshët e shoqërueshme

Kur nuk janë të mbyllura në kotece të fabrikuara, pulat formojnë shoqërinë e hierarkisë së përbashkët, në të cilën secila e di vendin e vet në shkallën shoqërore dhe mban në mend fytyrat dhe rangun e të më shumë se njëqind pulave.

Kafshët si shembuj

Shkencëtarët po përpiqen që të rikopjojnë molekulën nga djersa e kuajve të Nilit, e cila bllokon rrezet e diellit dhe zmbraps insektet, ndërkaq bikinet sportive të punuara sipas shembullit të lëkurës së peshkaqenit kanë sjellë aq shumë rezultate të mira sa që janë të ndaluara për gara sportive!

Kafshët me superforcë

Lopët kanë shikim panoramik – shohin gjërat në gjerësinë prej 300 shkallësh, ndërsa njerëzit shohin vetëm në 140 shkallë. Veç kësaj, mund të dëgjojnë zërat me forcë më të vogël dhe me më shumë frekuenca sesa ne. Merimangat kanë më shumë se tri mijë sensorë të ndryshëm të cilët u mundësojnë të ndiejnë vibracionin edhe më të vogël, mirëpo veç kësaj munden edhe të filtrojnë vibracionet të cilat nuk i bën gjahu i tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221