Teuta nuk e nis me këmbën e mbarë aventurën në Europa League pasi është mposhtur në fushën e saj nga Kairat Almaty. Pjesa e parë u dominua nga durrsakët, të cilët rrezikuan me Hilën dhe kapitenin Rustem Hoxha, por nuk ia dolën të shënonin. Ndërsa pjesa e dytë foli për miqtë kazakë, të cilët ishin më kërkues. Ishte futbollisti i njohur rus Andrej Arshavin ai që tundi rrjetën e Shpëtim Moçkës, në minutën e 70-të. Teuta reagon, por shtylla i mohon golit Mustës, dhe ndeshja përfundon me këtë rezultat.