INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teuta nuk do t’ia dijë për martesën e Bleros

Teuta nuk do t’ia dijë për martesën e Bleros

Publikuar më: 14:41 21-03-2016

Ish-çifti Blero-Teuta, edhe pse nuk janë më  bashkë, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmëndjes, jo vetëm për jetën e tyre private, por edhe për deklaratat që bëjnë.

Blero së fundi ishte i ftuar në emisionin "Zonë e lirë" të Arian Çanit dhe ashtu siç pritej, pjesë e bisedës ishte edhe ish- bashkëshortja e tij, Teuta. Kjo e fundit u vu në qendër të vëmendjes këto ditë për skenat nudo në filmin me regji të Gjergj Xhuvanit dhe edhe pse ka patur kundërshtimin nga ana e babait të saj për ta pranuar atë rol, Blero ia ka dhënë “bekimin” e tij.

Por duket se Teuta e ka mendjen të përqëndruar vetëm tek dashuria e saj aktuale, Adonisi duke qëndruar plotësisht indiferente ndaj asaj që flitet për skenat nudo dhe ndaj...martesës së Bleros. "Ti nuk dështon kurrë së më mahnituri mua! Nuk do lodhem kurrë së dashuri ty. E adhuroj mënyrën sesi ti më bën të të dashuroj çdo ditë". Me këto fjalë i është drejtuar Teuta dashurisë së saj në postimin e fundit.  Eh, dashuria…

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043