Ajo nuk është vetëm një këngëtare e shkëlqyer, por së fundmi e ka treguar që edhe në botën e modës është mjaft e suksesshme.
Rita Ora duket se është shkëputur disa nga muzika dhe kjo e ka afruar më shumë me modën. 26-vjeçarja me origjinë shqiptare është imazhi i markës së famshme të veshjeve të brendshme, “Tezenis”.
Rita ka postuar një foto në “Instagramin” e saj me të brendshme të kësaj marke, ku duket si gjithmonë seksi dhe tejet atraktive.
Jo më kot ajo është zgjedhur si imazh i markës së famshme italiane.