INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tha për Luanën: Nuk është shembull për t’u ndjekur, Eva Murati del me deklaratën e re [FOTO]

Tha për Luanën: Nuk është shembull për t’u ndjekur, Eva Murati del me deklaratën e re [FOTO]

Publikuar më: 09:52 29-03-2018

Një deklaratë e saj e bërë së fundmi në lidhje me moderatoren shqiptare Luana Vjollca, bëri që mes dy vajzave të niste një rivalitet i heshtur.

Ajo u shpreh në emisionin “Thumb” se Luana nuk është shembulli që do të ndjekë në jetë.

“Vetëm nëse kam një projekt serioz do i futem këngës. Sepse në treg ka boll këngëtare. Nuk është Luana te shembulli që dua të ndjek në jetë”,- ka thënë Eva

Kjo deklaratë e saj erdhi pas pyetjes së gazetarit se nëse do të behej edhe ajo këngëtare si Luana.

Ndërsa këtë herë duket sikur është penduar dhe ka reaguar përmes një postimi ku fajëson portalet se dezinformojnë atë që ka thënë.

Statusi i plote:

Unë nuk e kam në kulturën time familjare të fyej dikë. Nuk dua që njerzit të më duan se “ia bera mirë” dikujt por nëse nuk e marr për shëmbull apo model edukimi dhe model profesional dikë, a quhet domosdoshmërisht ofendim? Famtirsisht për brezin tim censura është vetëm një endërr e keqe nga komunizmi, prandaj kam lirinë e të shprehurit mendimin tim!!! Ne sot kemi të drejtë ta duam këdo që mendojmë se është i favorshëm për ne dhe të kemi model e inspirim kë të duam në botë.Fakti që mund te biesh pre e Fake News në 2018 është i trishtueshëm. Ju lutem lexuesve shkoni gjithnjë tek burimi i lajmit! Ps: Jam e bindur se ky post nuk do të shnderrohet ne titull portalesh meqënëse i dekonspiron ato tituj “me nxitje urrejtjeje”?

y7o98o089o0.png

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818